|
|
Te liberalizohet sherbimi i kontrollit teknik te automjeteve |
|
Konfindustria, duke
u mbeshtetur ne shqetesimet e shumta dhe te vazhdueshme te ardhura prane saj nga
industrite, do ti kerkoj zyrtarisht ekzekutivit shqiptar, qe ne nje kohe sa me
te shpejte te liberalizoje sherbimin e kontrollit teknik te automjeteve, qe sot
ndodhet ne pozita te pastra monopoli privat. Konfindustria i kerkon gjithashtu
edhe Autoritetit te Konkurrences te vleresoj me seriozitet rastin ne fjale pare
nga kendveshtrimi i mbrojtjes se interesit publik.
Monopoli i sotem i
sherbimit te kontrollit teknik ka rezultuar ne nje kosto shtese financiare
krejtesisht te papranueshme mbi bizneset ne pergjithesi dhe sidomos mbi
industrite prodhuese, qe zoterojne, per arsye te shperndarjes se prodhimit dhe
furnizimit me lende te para dhe ndihmese, numer te madh automjetesh. Kostot vjetore
shtese, qe arrijne ne miliona e miliona euro, shprehen ne vlera financiare te
drejtperdrejta dhe te kostos kohore si pasoje e diteve te humbura te punes per
kryerjen e sherbimit vjetor te kontrollit teknik. Gjithashtu modeli i sotem i
kryerjes se sherbimit te kontrollit teknik te automjeteve eshte shqetesues dhe
me kosto te papranueshme edhe per qindra mije qytetare shqiptare, qe zoterojne
automjete.
Konfindustria vlereson, se eshte e domosdoshme qe te
riorganizohet teresisht sistemi i sherbimit te kontrollit teknik te automjeteve
sipas modeleve te vendeve te zhvilluara te BE, qe ne thelbin e tyre mbeshteten
te liberalizimi i plote i tregut per nje numer te pakufizuar operatoresh te
kualifikuar. Jane te gjitha mundesite, qe duke shfrytezuar
detyrimin ligjor per kontrollin teknik te automjeteve dhe qytetareve, te licensohen
nje numer mjaft i madh pikash te rregullimit te automjeteve, qe do te krijonte
nje treg te qendrueshem ne afatgjate si edhe te formalizuar njekohesisht.
Liberalizimi i
kontrollit teknik nepermjet licensimit te nje numri te madh pikash te
rregullimit te automjeteve do te perbente pervec menjanimit te kostove
financiare te panevojshme edhe nje lehtesim te madh kohor per biznesin dhe
qytetaret shqiptare si edhe do te krijonte kushtet per rritjen e pergjegjesise
per sigurine rrugore dhe mbrojtjen e mjedisit.
|
|
|
Nisma
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
+ Data 2020-05-20 |
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh. |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|